Vlorë, sherr për pasagjerin. Taksisti plagos me kaçavidë kolegun

Në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës, pranë stacionit të trenit, janë përfshirë në konflikt dy shtetas të cilët punojnë me taksi.

Si pasojë e konfliktit është plagosur kaçavidë shtetasi K.B., 44 vjeç, banues në Vlorë, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i plagosjes është shoqëruar në ambientet e policisë dhe po merret në pyetje në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shkarkoni aplikacionin e A2