Bugatti vendos rekord shpejtësie për “makina serie”

Pasi një prej modeleve të saj arriti në 490.48 km/h në një pistë testimesh në Gjermani, Bugatti thotë se është marka e parë e prodhuesve të makinave në seri që kap këtë shpejtësi, një rekord për industrinë.

Një model i modifikuar i Bugatti Chiron, me pilotin testues të kompanisë Andy Wallace në timon, arriti shpejtësinë në fjalë në 8,5 kilometra. Zyrtarisht, Bugatti është një “prodhues i makinave në seri”, që do të thotë se realizon kopje të shumta për të njëjtin model, për përdorim në rrugë. Megjithatë, në rastin e markës franceze, numri i kopjeve është shumë i ulët dhe çmimi për secilën është shumë i lartë. Bugatti është në pronësi të Volkswagen Group , që gjithashtu zotëron marka të tjera luksoze si Lamborghini dhe Bentley.

Gjithashtu, modeli që vendosi këtë rekord nuk është një Chiron “normal” që mund të blihet për 3 milionë euro, pasi është prodhuar në fabrikën e kompanisë në Molsheim të Francës. Makina që vuri këtë rekord është një prototip që Bugatti ka ndërtuar në bashkëpunim me prodhuesin italian të makinave të garave, Dallara. Edhe gomat e Michelin ishin versioni të prodhuara enkas për rastin, edhe pse janë të lejueshme për t’u përdorur në rrugë.

Gjithsesi, këtë shpejtësi nuk e arrijnë dot të gjithë pronarët e një makine të tillë, pasi Bugatti Chiron që është në shitje, ka një kufizim të shpejtësisë deri në 420 km/h, pasi në të shkuarën drejtuesit kanë thënë se nuk janë të sigurt që gomat do të mund të duronin shpejtësi më të mëdha.

Shkarkoni aplikacionin e A2