“Bumi” i lejeve, ndërtuesit apelojnë bashkitë për kujdes – A2

“Bumi” i lejeve, ndërtuesit apelojnë bashkitë për kujdes

Përballë “bumit” të ndërtimit, operatorët e tregut i bëjnë apel pushtetit vendor për kujdes me dhënien e lejeve.

Sipas sekretarit të Shoqatës së Ndërtuesve, Arben Dervishaj, në treg janë futur shumë operatorë, një pjesë e të cilëve nuk plotësojnë kushtet dhe rrezikojnë të krijojnë një flluskë të mundshme në ndërtim. 

“Bashkia duhet të jetë shumë e kujdesshme pasi jo të gjithë ata që kërkojnë leje ndërtimi janë ndërtues serioze. Pra, duhet të kërkojë garanci të nevojshme në mënyrë që të mos krijohet një fluskë tjetër në sistemin e ndërtimit. Sot duhet kaluar në garantimin e investimit”, shprehet Arben Dervishaj.

Por si do të ndikojë bumi i lejeve të ndërtimit te çmimet?

“Ka një lloj ekuilibri midis sasisë së apartamenteve që janë në treg me kërkesën dhe ka një lloj stabilizimi të çmimit të banesave. Çmimi ka rënë pasi shumica e ndërtuesve shesin në euro dhe kjo valutë ka rënë e kjo do të thotë se ka një rënie të çmimit të banesave”, shprehet Dervishaj.

Arben Dervishi tregon për A2 CNN edhe problemet që po has ky sektor aktualisht, ky më shqetësuesi është mungesa e punëtorëve, për shkak të largimeve masive që po ndodhin.

Shkarkoni aplikacionin e A2