CR7, Messi dhe Van Dijk, kandidatët për çmimin “The Best”

FIFA ka njoftuar se kush do të jenë 3 kandidatët për çmimin e përvitshëm “The Best”, çmim që do të jepet në Milano, në datën 23 shtator.

Cristiano Ronaldo, Messi dhe Van Dijk ishin të përzgjedhurit e organizmit drejtues të futbollit botëror, të njëjtët që përzgjodhi edhe UEFA, që pak ditë më parë çmimin ia dorëzoi mbrojtësit holandez të Liverpool.

Edhe për çmimin e FIFA-s, favorite kryesor është Van Dijk.

Ndërkohë, kandidatët për trajnerin më të mirë të vitit janë Pep Guardiola (Manchester City), Jurgen Klopp (Liverpool) dhe Mauricio Pochettino (Tottenham).

Shkarkoni aplikacionin e A2