Fernando Llorente, lojtari i ri i Napolit

Fernando Llorente është zyrtarisht lojtari i ri i Napolit. Sulmuesi veteran spanjoll kishte përfunduar kontratën me Tottenham dhe zgjodhi Serinë A për të vijuar karrierën e tij.

34-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me Napolin dhe mendohet se do të jetë zëvendësuesi i polakut Milik.

Sezonin e kaluar, Llorente tregoi në Champions League se ishte shumë i vlefshëm sa herë që i jepeshin minuta nga trajneri Pocchetino.

Shkarkoni aplikacionin e A2