Fillon shpërndarja e librave falas, ministrja Shahini video-mesazh në rrjetet sociale

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, me anë të një video-mesazhi të publikuar në rrjete sociale, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka njoftuar nisjen e shpërndarjes së librave falas për nxënësit nga klasa 1-5.

“Viti i ri shkollor nuk fillon edhe 2 javë, mirëpo përgatitjet i kemi filluar qysh tani. Duke filluar nga sot, data 2 Shtator, ju mund të shkoni pranë shkollave tuaja dhe të merrni pakot e librave falas. Nismën e kemi filluar vjet, me një shumë prej 600 milion lekësh e cila është shpenzuar për të blerë librat për të gjithë nxënësit e klasave 1 deri 4, si dhe nxënësit e tjerë të kategorive të veçanta (me asistencë sociale, nevoja të veçanta apo minoritarë) që përfitojnë librat falas. Sivjet, ngaqë kemi ruajtur shumë mirë librat nga viti i kaluar, kemi patur mundësinë të përfshijmë edhe klasën e 5-të plotësisht në nismën e librave falas”, shprehet ministrja.

Shkarkoni aplikacionin e A2