Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Filmat e vjeshtës, gati kandidatët për çmimet "Oscar 2020"

Nga A2 CNN
2 Shtator 2019, 14:17 | Showbiz

Ditët e nxehta të verës në plazhe e pishina, këtë vjeshtë mund t’i zëvendësoni me një gotë verë dhe filma shumë të mirë. Janë 10 prodhimet kinematografike që pritet të pushtojnë ekranin e kinemasë këtë vjeshtë.

Janë filma të mëdhenj, të regjisorëve të mëdhenj, me histori mediatike , romancë, rikthime të filmave të vjetër apo të xhanrit “musical”.

Këto 10 filma, janë kandidatët potenciale për të rrëmbyer edhe një statujë Oskar në shkurtin e vitit të ardhshëm.

“Downton Abbey” është filmi që ka dominuar me çmime Emmy dhe tashmë është kandidat favorit për çmimin Oskar. Pas serialëve ndër vite, drama vjen me një film final. Pas suksesit në festivalin e filmit në Venecia, "Joker" pritet të shfaqet në kinema nga 4 tetori. Dhe Joaquin Phoenix është kandidati i parë për aktorin më të mirë mashkull, gati për një Oskar.

Kandidatë janë “The lighthouse” dhe “Harriet”. Më 1 nëntor, shfaqet premierë filmi “The Irishman”, prodhim i regjisorit Scorsese me aktorët Robert De Niro e Al Pacino, një nga kandidatët më të përfolur, ende përpara premierës, për çmimin Oskar 2020.

“Ford vs Ferrari”, loja mes gjigandëve të automobilizmit vjen në filmin me të njëjtin titull, me aktorë Matt Damon dhe Christian Bale.

Kjo vjeshtë rikthen në ekran Tom Hanks në rolin e Fred Rogers në filmin “It’s a beautiful day in the neighbordhood”. Hollivudi është i etur për një film bazuar mbi median dhe “Bombshell” bën bashkë 3 superbjondet Charlize Theron, Nicole Kidman dhe Margot Robbie.

Ndërkohë, “Cats” rikthehet në një prodhim krejt modern në vjeshtën e 2019-ës duke e mbyllur listën me “Gratë e vogla”, një film i krijuar enkas për të tërhequr vëmendje.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani