Flakët përpijnë varkën në Kaliforni, frikë për 34 viktima

34 vetë mendohet të kenë humbur jetën pasi një varkë në brigjet e Kalifornisë jugore ka marrë flakë. Skuadrat e shpëtimit po luftojnë me flakët pranë ishullit Santa Cruz. Zjarri raportohet të ketë nisur në bord gjatë natës, ndërsa të gjithë personat mbi varkë po flinin.

Deri tani janë shpëtuar pesë vetë, të gjithë pjesëtarë të ekuipazhit, ndërsa 34 të tjerë nuk dihet ku janë, tha zëdhënësi i Zjarrfikëseve të Kontesë së Santa Barbaras, Mark Eliason, për CNN. Ndërsa Bill Nash, zëdhënës i kontesë Ventura, tha gjithashtu për CNN: “Varka është shumë e madhe. E dimë që ka viktima, por nuk kemi numrin e saktë”.

Skuadrat e shpëtimit morën telefonatën e parë për ndihmë në orën 3:30 të mëngjesit (me orën lokale). Katër orë më pas, Roja Bregdetare nuk kishte arritur ende të hipte në bord pasi flakët nuk e mundësojnë këtë.

Shkarkoni aplikacionin e A2