Francë-Shqipëri, Balaj dhe Strakosha: E kaluara na sjell optimizëm

Eksperienca dhe paraqitjet në të kaluarën përballë Francës sjellin optimizëm në kampin e përfaqësueses shqiptare, e cila sfidon kampionët e Botës në datën 7 shtator, në Paris.

Sa i përket objektivave, për sulmuesin Bekim Balaj dhe gardianin Thomas Strakosha, Shqipëria është e detyruar të marrë pikë në dy takimet e shtatorit, ndaj gjithçka mund të ndodhë.

“Me Francën kemi eksperiencë deri diku pozitive, kështu që jemi të detyruar të marrim pikë edhe në Francë. Do të kërkojë përqendrim maksimal ajo ndeshje, por do të mundohemi maksimalisht për të marrë diçka”, tha sulmuesi shkodran.

Ndërsa portieri i Lazios u shpreh: “Besoj se këto ndeshje do të tregojnë nëse jemi në gjendje të kualifikohemi apo jo”.

Shkarkoni aplikacionin e A2