Gjendet i vdekur në banesë Uliks Gjinarari, vëllai i vrasësit të Naim Zyberit

Gjendet i pajetë në banesën e tij në Lukovë 40-vjeçari Uliks Gjinarari, vëllai i Gert Gjinarari, i dënuar për vrasjen e Naim Zyberit në Itali në vitin 1997. Lajmi konfirmohet nga burime pranë Policisë së rrethit Sarandë.

Rrethanat e vdekjes mbeten të paqarta, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është gjendur nga djali i tij i mitur. Policia e Sarandës është në vendngjarje dhe pritet autopsia e trupit për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Vëllai i Uliksit, Gert Gjinarari kishte vetëm pak muaj që kish fituar lirinë. Ai u la i lirë në shkurt të këtij vitit pas 19 vitesh burgim. Uliks dhe Gert Gjinarari janë fëmijët e kampionit të mundjes, Stefan Gjinarari.

Shkarkoni aplikacionin e A2