Humb jetën një pushuese nga Çekia në plazhin e Golemit – A2

Humb jetën një pushuese nga Çekia në plazhin e Golemit

Foto ilustruese

Një pushuese nga Çekia ka humbur jetën rreth orës 15:40 në plazhin e Golemit, ka bërë të ditur policia.

Shkaqet e vdekjes së të moshuarës janë ende të paqarta, ndërsa sipas policisë, nga hetimet paraprake dyshohet se viktima mund të ketë pësuar një sulm në zemër.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin e viktimës.

Shkarkoni aplikacionin e A2