Kafshët po përshtaten me jetën në qytet

Kafshët e egra po përshtaten me jetën e qytetit duke jetuar në hapësira më të vogla, po mësojnë të jetojnë mes trafikut, e bëhen aktive gjatë natës, raporton “National Geographic”, ndërsa bashkëngjitur ka publikuar edhe një fotogaleri që tregon jetën e përditshme të kafshëve që po jetojnë në qytete apo pranë tyre.

“Washington Post” shkruan se ndryshimet klimatike janë një nga faktorët që po i shtyjnë kafshët e egra të largohen nga habitati i tyre natyral për të shkuar në qytete.

Një tjetër arsye ka të bëjë edhe me faktin se në qytete për këto kafshë është më e lehtë të mbijetojnë duke siguruar ushqim. Por ka edhe nga ato raste kur qytetet janë ndërtuar mbi habitatin e kafshëve.

Sido që të jetë, këto kafshë po mësojnë të jetojnë në hapësirat urbane.

Shkarkoni aplikacionin e A2