KLP nis punën, Ibrahimi: Së shpejti do të kemi një Prokuror të Përgjithshëm

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) nisi sot punën me miratimin e projekt-buxhetit afatmesëm për vitet 2020-2022.

Gent Ibrahimi, kreu i KLP-së, deklaroi se institucioni që ai drejton ka përpara “dy sfida kryesore: ngritjen e SPAK-ut dhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm”.

“Do të vazhdojmë një proces transparent dhe eficient për vlerësimin e magjistratëve me profil prokuror. Së shpejti do të kemi një Prokuror të Përgjithshëm”, theksoi Ibrahimi.

Shkarkoni aplikacionin e A2