Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Lëvizje të bujshme në Serie A, Roma, Milan e Inter transferime në momentet e fundit

Nga A2 CNN
2 Shtator 2019, 21:33 | Futboll
Lëvizje të bujshme në Serie A, Roma, Milan e Inter transferime

Dita e fundit e merkatos rezervon transferime të bujshme dhe kështu ka ndodhur edhe këtë të hënë në Itali, ku u është dhënë përgjigje shumë pikëpyetjeve të ngritura që prej nisjes së merkatos apo edhe më herët.

Lëvizja më e bujshme dhe më e përfolura është padyshim largimi i Icardit nga Interi. Argjentinasi ka zyrtarizuar transferimin te PSG. Kampionët e Francës do të paguajnë 5 milionë euro për huazimin e sulmuesit, ndërsa verën e ardhshme do të ketë të drejtën e blerjes së tij për 65 milionë euro.

Pas shumë lajmeve e negociatave, Milani dështoi për të transferuar sulmuesin e Atletico Madrid, Correa, ndërsa ditën e fundit të merkatos, drejtuesit e kuqezinjve arritën shkëmbimin mes Andre Silvas dhe kroatit, Ante Rebic. Dy lojtarët u vlerësuan përafërsisht me 25 milionë euro dhe portugezi do ta vazhdojë karrierën te Frankfurti në Gjermani, ndërsa Rebic do të veshë këtë sezon ngjyrat kuqezi.

Po ashtu, edhe Roma realizoi një lëvizje të bujshme, duke zyrtarizuar transferimin e armenit Mkhitaryan, por edhe rikthimin në Itali të kroatit Kalinic, të cilin e mori nga Atletico Madrid.

Ndërsa Juventusi është mjaftuar me transferimin e talentit koreanoverior, Han Këang Song, i cili ishte pjesë e Cagliarit.

Atalanta është duke menduar seriozisht për një paraqitje sa më dinjitoze në Champions League dhe për ta bërë këtë ka transferuar një lojtar me mjaft përvojë, Simon Kjaer, nga Sevilla.

Serie A këtë sezon do të ketë edhe një shqiptar më shumë. Ai do të jetë portieri i Kosovës, Samir Ujkanin, të cilin e ka rikthyer në Itali skuadra e Torinos.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani