Miley Cyrus e lumtur me të dashurën e re, harron Liam

Me procedurat e divorcit ende në vazhdim me ish-bashkëshortin e saj Liam Hemsworth, Miley Cyrus duket e lumtur tashmë në krah të 30-vjeçares, Kaitlynn Carter.

Teksa nuk mund t’i shpëtonin paparacëve, në foto vajzat dukeshin të veshura thjeshtë, ndërsa ajo që binte në sy ishte buzëqeshja që nuk i mungonte për asnjë moment. Së bashku me ato, ishte edhe nëna e Miley-t, Tish.

Në anën tjetër, Liam duket se e ka vuajtur shumë ndarjen nga Miley, në ndryshim nga kjo e fundit. “Nuk mund ta kuptoni se si ndihem. Nuk dua të flas për këtë gjë”, tha shkurt aktori vetëm pak ditë pas ndarjes.

Shkarkoni aplikacionin e A2