Një tjetër “gjel” mungon kundër Shqipërisë – A2

Një tjetër “gjel” mungon kundër Shqipërisë

Screenshot 9 600x338

Mungesa e Kylian Mbappe në skuadrën franceze për ndeshjen kualifikuese të Euro 2020 është një lajm i mirë për Shqipërinë, aq më tepër që këtë të hënë është konfirmuar edhe mungesa e një tjetër ylli të skuadrës, Paul Pogba.

Mesfushori i Manchester United është zëvendësuar me Matteo Guendouzi të Arsenal-it, pasi ka marrë një dëmtim në kavilje. Lojtari është parë duke çaluar pas ndeshjes së të shtunës në Premier League kundër Southampton dhe do të realizojë një skaner për të parë gjendjen e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit.