Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Nuk do të jesh më kurrë i uritur”, fjalët e fundit që 28-vjeçarja i tha djalit të saj para se ta vriste

Nga A2 CNN
2 Shtator 2019, 12:25 | Bota

Një grua ruse ka treguar se si vrau djalin e saj të vogël pasi “nuk kishte më ushqim në frigorifer” dhe “ai ishte gjithmonë i uritur”.

28-vjeçarja Yulia Khabitova, me anë të një kukulle, i tregoi autoriteteve ruse veprimet makabre të saj. Ajo e mbyti me litar djalin 1-vjeçar dhe e varrosi në një grumbull plehu.

Ajo deklaroi se tha këto fjalë: “Do të shkojë gjithçka mirë, nuk do të jesh më kurrë i uritur. Nuk do të qash më kurrë”.

Sipas mediave ruse, babai i djalit e kishte lënë 28-vjeçaren sepse, sipas tij, ajo kishte gjetur një tjetër.

Tashmë, nëna rrezikon 8-20 vite burg.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli