Orët e fundit të merkatos në Serie A, “ylli” i Arsenalit kalon tek Roma

Henrikh Mkhitaryan është zyrtarisht një lojtar i Romës. Ylli armen që shkëlqeu me Shakhtar dhe Dortmund dhe vitet e fundit ka luajtur me Manchester United dhe Arsenal në Angli, u transferua në kryeqytetin italian në formë huazimi, ku Roma do t’i paguajë rreth 3 milionë euro nga paga e tij.

Mesfushori me tipare sulmuese nuk po gjen shumë hapësirë në ekipin londinez të Emery, dhe preferoi të transferohet në Itali, një vend që ai dashuron, as sa u martua në Venezia tre muaj më parë.  

Shkarkoni aplikacionin e A2