Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Penelope Cruz mahnit Venecian, prezantohet “Wasp Network”

Nga A2 CNN
2 Shtator 2019, 16:06 | Showbiz

Penelope Cruz rrëmbeu të gjithë vëmendjen e Festivalit të Filmit në Venecia, kur parakaloi në tapetin e kuq të dielën. Aktorja spanjolle prezantoi filmin e saj të ri, Wasp Network, një "thriller" politik i bazuar në një histori të vërtetë.

Regjisor i filmit është francezi Oliver Assayas. Në fokus të filmit është përpjekja e një grupi agjentësh kubanezë për t’u infiltruar në grupet anti-qeveritarë në ekzil, gjatë sundimit të Fidel Castros në vitet 90-të.

Ngjarja nis në Havana, ku piloti Rene Gonzalez, dezerton drejt Shteteve të Bashkuara, duke lënë në shtetin komunistë vajzën dhe  gruan Olga, e interpretuar nga Cruz. Ndërsa fillimisht duket së kërkon të nisë një jetë të re në Florida, ai u bashkohet një rrjeti kubanezësh në ekzil pro-Castros, të njohur si Wasp Network. Qëllimi i tyre është të parandalojnë grupet amerikano-kubaneze që duan të rrëzojnë regjimin e Fidel Castros.

Ideja e filmit, sipas regjisorit, ishte që t’i orientonte shikuesit në një drejtim e më pas ta ndryshonte atë. Xhirimet në Kubë u zhvilluan në një moment tensionesh mes dy vendeve, por xhirimet nuk kishin qenë të vështira.

“Mendova se do të kishte kushte, por nuk ndodhi kështu. Ishim plotësisht të lirë të realizonim filmin ashtu siç deshëm. U monitoruam, por pa pasoja te prodhimi.

Wasp Network garon me 20 filmat e tjerë për çmimin kryesor të “Luanit të Artë në Venecia. Edicioni i 76 i Festivalit mbyllet në 7 shtator. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani