Pjetri dhe Kajmaku, Bushati shpjegon pse nuk ka filtra për këto raste

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, i ftuar në studion e Ditari në A2, deklaroi se rastet e denoncuara nga Partia Demokratike për të zgjedhurit e PS-së për kryetarë bashkie “janë përgjegjësi personale”.

“Rastet janë përgjegjësi personale dhe ne kemi bërë ndarjen tonë derisa të sqarohen nga ana ligjore. Edhe me rastin e pare (Valdrin Pjetri), edhe në rastin e dytë (Agim Kajmaku) ne do të presim procedurat ligjore. PS ka përgjegjësi për të zgjedhur njerëzit që sipas mendimit tonë janë më të mirët për punën”, tha Bushati.

Deputeti socialist shtoi se “nuk ka filtra për këto raste, pasi ne kemi një ligj unik, që nuk e gjen askund në botë”.

“Po të kërkosh sot në sistem, zotëria i Shkodrës nuk del fajtor, ndërkohë që në ligj duhet ta kishte deklaruar. Nuk e dimë si i ka gjetur Partia Demokratike dhe se sa të ligjshme janë mënyrat që ka përdorur për t’i gjetur këto të dhëna. Por, zotërinjtë nuk janë më të dënuar. Në çdo vend të botës dalin gjëra për ministra dhe japin dorëheqjen. Edhe Pjetri e dha dorëheqjen”, tha Bushati.

Shkarkoni aplikacionin e A2