Salianji: Rama mbron Kajmakun me kodin mafioz të heshtjes

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi se “Kajmaku i Rilindjes fshihet pas rreshtave të mashtrimit të Edi Ramës, i cili me kodin mafioz të heshtjes, mbron të inkriminuarin me të cilin është ulur në sofrën e pushtetit”.

“Prej më shumë se një javë, me prova të pakundërshtueshme Partia Demokratike ka denoncuar të inkriminuarin e radhës në pushtetin e Rilindjes, kandidatin e Ramës për bashkinë e Vorës, Agim Kajmaku apo siç njihet dhe kërkohet nga drejtësia greke me emrin Jorgo Toto. Dokumente nga gjykata dhe prokuroria e Athinës të publikuara provojnë se i përzgjedhuri i Ramës për të qeverisur qytetarët e Vorës është i inkrimiunuari i radhës. Të dhënat e sistemit TIMS rrëzuan çdo alibi apo përpjekje të Ramës për të gënjyer, duke provuar se Agim Kajmaku është personi i arrestuar në Greqi si Jorgo Toto nën akuzën e trafikimit të parave të falsifikuara. Partia Demokratike provoi gjithashtu se foto e pasaportës me të cilën është arrestuar në Greqi, Jorgo Toto, është e njëjtë me foton e pasaportës së të zgjedhurit të Ramës, Agim Kajmaku. Me gjithë këto prova të pakundërshtueshme, Kajmaku i Rilindjes fshihet pas rreshtave të mashtrimit të Edi Ramës, i cili me kodin mafioz të heshtjes, mbron të inkriminuarin me të cilin është ulur në sofrën e pushtetit. Edi Rama prej 10 ditësh nuk ka thënë asnjë fjalë për mollën e kalbur nxjerrë nga shporta e krimit që mban në dorë”, tha Salianji.

Salianji shtoi se “Edi Rama nuk flet më sepse Jorgo Toto është Agim Kajmaku, njeriu me të cilin ndan miliona euro para publike me tendera e koncensione”.

“Edi Rama nuk guxon të thotë asnjë fjalë, sepse Jorgo Kajmaku është simboli i projektit te tij per qeverisjen me krimin dhe për krimin. Hesht tashmë edhe vetë Kajmaku, sepse nuk e fsheh dot më krimin e Jorgo Totos, krim për të cilin duhet të përgjigjet para drejtësisë. Në fakt ai duhet të ishte i pandehur bashkë me Valdrin Pjetrin, por prokuroria e kapur për fyti nga Edi Rama nuk zbaton ligjin. Prokuroria hesht dhe në vend të fletës së arrestit për Kajmakun, nis letra për Partinë Demokratike duke i kërkuar provat që i ka në sistemin TIMS. Prokuroria nuk zbaton kodin penal dhe ligjin e dekriminalizimit për të vënë para drejtësisë të kërkuarin në Greqi, i cili ka trafikuar para të falsifikuara dhe mashtruar në formularin e dekriminalizimit. Edi Rama duhet te mbaje përgjegjësi para banorëve të Vorës për kandidimin e një të kërkuari nga drejtësia për bashkinë e tyre. Agim Kajmaku duhet të largohet nga zyra e zaptuar paligjshmërisht në bashkinë e Vorës. Edi Rama, hesht për Kajmakun e radhës sepse ashtu si çdo organizatë kriminale, edhe grupi i strukturuar kriminal i Rilindjes, zbaton kodin mafioz të heshtjes, “omerta”. Omerta për të gjithë kriminelët me të cilët ai erdhi dhe mbron pushtetin”, shtoi Salianji.

  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Edi Rama në konferencë për shtyp
  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama flet për çështjen e negociatave: Kam komunikuar me Macron
  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama: E vërteta është ajo që kam thënë prej disa kohësh
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Kemi marrë një refuzim për të hapur mbrëmë negociatat
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Rama: Rruga jonë është e njëjta pa asnjë ndryshim
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Rama: Ato që kemi bërë deri tani janë për vendin
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Rama: Do të vazhdojmë me plotësimin e parakushteve
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Do plotësohet kërkesat për funksionimin e shtetit e institucioneve
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Rama: Kjo është një qasje interesash shumë më e madhe se ne
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Rama: Kjo është një qasje interesash shumë më e madhe se ne
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Dje konflikti u shpalos, kryeministri italian e cilësoi gabim historik
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Franca është në të drejtën e vetë të kërkojë ndryshimin e rregullave
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Kancelarja ka bërë gjithçka që Këshilli mos përfundonte pa tekst
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Rama: Të vazhdojmë rrugën e nisur, nuk ka alternativë
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Shqipëria evropiane nuk është një nga planet
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Rama: Nuk shoh arsye t’i kërkoj parlamentit një mocion besimi
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Maqedonia ka 14 vjet që pret të hapë negociatat, ndryshoi dhe emrin
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Asnjëherë nuk ka qenë një opsion ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia
  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama: Procesi është bërë gjithnjë dhe më i vështirë dhe më kërkues
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Edi Rama: Macron ishte brutalisht i hapur për atë që tha
  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama: Macron vuri në pikëpyetje të gjithë metodologjinë e negociatave
  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama: Në fazën që ne kërkojmë të hyjmë transferohet dija e BE
  • LAJMI I FUNDIT | Negociatat me BE, Edi Rama: Shtimi i bishtave nuk është korrekt
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Iu kërkova të thonë nëse duan ta mbyllin procesin e zgjerimit
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Takimi i radhës për Shengenin ballkanin do të mbahet më 10 nëntor
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: E rëndësishme që Kosova të marrë pjesë në të gjitha këto tryeza
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Rama: Nisma nuk është ekzkluzive, është gjithëpërfshirëse
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Rama: Nuk duhet vënë në pikëpyetje Evropa dhe rrugëtimi ynë
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Ne kemi bërë gjithçka që Macron dhe të tjerët të thonin PO
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Edi Rama: Bishtat që shtohen mbrapa nuk janë korrekte
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Predikimi që Maqedonia e Veriut e pësoi nga Shqipëria është e lodhur
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Shqipëria ka bërë më shumë se çdo vend tjetër për çeljen e negociatave
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Lëvizja e shqiptarëve nuk ka ndryshuar nëse iu referohemi shifrave
  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama: Në spitalet e Italisë ka mungesë mjekësh, sepse ikin
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: 100 mijë kroat u regjistruan vjet në zyrat e punës në Gjermani