Stuhi në Elbasan, vështirësi në qarkullim – A2

Stuhi në Elbasan, vështirësi në qarkullim

Me mbylljen e një muaji mjaft të nxehtë e të thatë në gusht, dita e dytë e shtatorit ka sjellë reshje shiu.

Madje, në qytetin e Elbasanit moti ka ndryshuar brenda pak minutave, ku dielli e i nxehti ja kanë lënë vendin stuhisë me erë dhe reshje të dendura shiu.

Mësohet se si pasojë e reshjeve të dendura në këtë qytet pasditen e së hënës ka pasur vështirësi edhe në qarkullimin e automjeteve.