Tenis, surprizë në US Open. Tërhiqet mes vërshëllimash Novak Djokovic – A2

Tenis, surprizë në US Open. Tërhiqet mes vërshëllimash Novak Djokovic

Novak Djokovic është tërhequr nga US Open. Numri 1 i tenisit botëror kishte pasur probleme me shpatullën e majtë që në fillim të “Grand Slam”-it të fundit të këtij viti, por kundërshtarët që kishte përballuar deri më sot nuk ishin të nivelit që të nxirrnin në pah problemet fizike të serbit.

Derisa erdhi radha e Stan Wawrinka, 34-vjeçarit që ka fituar në karrierë 3 “Grand Slam”.

Zvicerani nuk e fali serbin, i cili nuk e përballoi dot fizikisht përballjen dhe pasi humbi dy setet e para, u tërhoq në setin e tretë, të cilin po e humbiste 2-1.

Publiku e vërshëlleu plot 3 herë tenistin serb kur ai po “mblidhte plaçkat” për t’u larguar nga “Arthur Ashe”.

Tashmë, Rafael Nadal dhe Roger Federer e kanë të hapur rrugën për një tjetër finale mes tyre. Përjashto surprizat…

Shkarkoni aplikacionin e A2