Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

30-vjeçari kreativ, prej një muaji i propozon në mënyrë të fshehtë të dashurës

Nga A2 CNN
3 Shtator 2019, 09:05 | Lifestyle

Një djalë kreativ i ka propozuar në mënyrë të fshehtë të dashurës së tij për një muaj të tërë pa e marrë vesh ajo, përpara se t’i propozonte seriozisht.

30-vjeçari Edi Okoro bleu një unazë diamanti në fillim të këtij viti për t’i propozuar partneres së tij Cally Read, por nuk u nxitua.

Ndërkohë që po priste për momentin e duhur, ai vendosi që të bënte disa foto të vetes me unazën, kur e dashura ishte duke fjetur ose kur nuk e kishte aspak mendjen.

“Ka persona që propozojnë gjatë një darke në restorant të shtrenjtë, disa që vendosin shkrime të mëdha “MARTOHU ME MUA”. Unë nuk e bëja dot këtë sepse jam njeri që eci pa plan. Gjeta një mënyrë më origjinale”, u shpreh 30-vjeçari.

Por, Edi, pasi bëri shumë foto të “rrezikshme”, nuk e zbuloi se si e propozoi të dashurën.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli