A dështoi koncerti i Rita Orës në Kroaci? Reagon këngëtarja…

Rita Ora nuk ka harruar as Ballkanin në turin e saj të koncerteve për të promovuar albumin e dytë në karrierë.

Këngëtarja me famë botërore mbajti një koncert edhe në Kroaci, nga ku performoi këngët e saj të reja, por edhe hitet ndër vite.

Megjithatë, mediat në Kroaci kanë shkruar se 28-vjeçares i ka dështuar koncerti pasi të pranishëm kanë qenë vetëm 8 mijë fansa të shqiptares.

Por Rita nuk ka duruar gjatë, duke u përgjigjur me anë të një postimi në llogarinë e saj të “Instagram”-it.

Ajo shkruan se kanë qenë 60 mijë të pranishëm, ndërsa bashkëngjitur ka publikuar edhe disa foto nga koncerti në Kroaci. “60 mijë në Kroaci. Faleminderit”, ka shkruar këngëtarja.

Shkarkoni aplikacionin e A2