Ambasadori brazilian kërcënon se do të mbysë Macronin dhe i ofendon gruan

Ambasadori i Turizmit në Brazil ka kërcënuar se do të mbysë Emmanuel Macronin dhe e quajti bashkëshorten e Presidentit francez një “dragua”.

Renzo Gracie postoi në Twitter një video ku thotë se Macron është një “klloun” që “flet budallallëqe”, duke iu referuar polemikave për zjarret në Amazonë.

“Zjarri i vetëm është ai brenda zemrave të brazilianëve dhe brenda zemrës së Presidentit tonë o klloun. Eja këtu po nuk të kapa nga ajo qafa që e ke si pulë”, thotë Garcie, i cili ka nisur punën në administratë muajin e kaluar, ndërsa më parë ka qenë luftëtar i Arteve Marciale Mikse.

Ndërsa për UOL, Gracie ofendoi edhe bashkëshorten e Macronit.

“Gruaja e tij është e bukur apo e shëmtuar? A do ta merrnit ju për grua? Nëse flet keq për vendin tonë, prit kundërpërgjigje. Fakti që ai fle në shtrat me një dragua, nuk e bën ekspert zjarresh. Ajo është e shëmtuar”, tha ambasadori i Turizmit.

Shkarkoni aplikacionin e A2