Basha: Edi Rama, artist i mashtrimit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka postuar në Facebook një video ku nxjerr një deklaratë të Edi Ramës dhe informacione mbi pushimet dhe lëvizjet jashtë vendit për “punë private” të kryeministrit.

“Edi Rama është artist i mashtrimit. Gjithçka që ka premtuar, gjithçka që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur dhe grabitur bashkë me kriminelët dhe oligarkët. Çdo projekt, program dhe politikë është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve. Pasuri dhe luks për vete, papunësi, varfëri dhe pasiguri për njerëzit. Mashtrimeve dhe gënjeshtrave të Hajdutit Psiqik u ka dalë boja”, shkruan Basha në Facebook.

Shkarkoni aplikacionin e A2