Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

‘’Dorian’’ gjunjëzon Bahamas, shkakton viktima e dëme katastrofike

Nga A2 CNN
3 Shtator 2019, 10:08 | Bota
‘’Dorian’’ gjunjëzon Bahamas, shkakton viktima e

Uragani Dorian vazhdon të mbjellë shkatërrim në ishujt Bahamas, duke i marrë jetën edhe të paktën 5 personave. Kryeministri Hubert Minnis tha se viktimat ishin konfirmuar në ishujt verilindor të Abako-s, të cilat mbajtën edhe peshën më të madhe të stuhisë.

Sipas tij, uragani i dytë më I fuqishëm që ka goditur ndonjëherë Atlantikun vazhdonte të ishte ekstremisht i rrezikshëm. Deri më tani policia ka konfirmuar 5 viktima në Abako.

Ekipe shpëtimi do të shkojnë në ishull sa më shpejt të jetë e mundur për një vlerësim të plotë dhe identifikim të dëmeve. Jemi në mesin e një tragjedie historike”, deklaroi kryeministri.

Ministri i Jashtëm tha se ka raportime për trupa nëpër rrugët e Abakos, por kjo nuk është konfirmuar. Kryqi i Kuq bëri të ditur se 13 mijë banesa besohet të jenë dëmtuar apo shkatërruar. Pamje të xhiruara në zonë treguan vërshimet e furishme të ujit, automjetet e përmbysura dhe pemët e rrëzuara. Raportohet për përmbytje masive, e shumë familje të përfshira nga paniku u ngjitën në çatitë e banesave për t’i shpëtuar ujit.

https://a2news.com/2019/09/02/dorian-godet-bahamas-deme-katastrofike-dallge-deri-ne-7-metra-lartesi/

Dorian është stuhia më e rrezikshme që godet Ishujt Bahamas që kur kanë filluar të regjistrohen të dhënat, dhe sipas parashikimeve do të zhvendoset më vonë, pranë bregdetit lindor. Edhe pse është dobësuar në uragan të kategorisë së 4, nga 5 që ishte kur goditi ishullin, Dorian do të vazhdojë të jetë i fuqishëm përgjatë disa ditëve me erëra deri në 240 km në orë.

Qendra kombëtare e uraganeve njofton se një devijim fare i vogël në rrugën e stuhisë mund ta përplaste atë në bregdetin lindor të Floridës, e cila që tani po përballet me dallgë vdekjeprurëse dhe erëra të rrezikshme.

Edhe pse shpresojnë që uragani t’i kursejë, banorët e Floridës thonë se janë përgatitur për me të keqen. Në Florida, Georgia, dy Karolinat dhe në Virginia është shpallur gjendje e emergjencës, janë mbyllur shkolla e janë evakuuar mijëra vetë. Janë anuluar gjithashtu dhjetëra fluturime.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani