Euro 2021, Shqipëria e femrave nis kualifikueset me humbje

Kombëtarja e femrave e ka nisur me humbje rrugëtimin në Kampionatin Europian të vitit 2021.

Vajzat kuqezi u mundën në takimin e parë të kualifikueseve përballë Finlandës me rezultatin 3-0.

Takimi në “Elbasan Arena” u zhvillua në kushte të vështira atmosferike, madje takimi nisi 30 minuta me vonesë për shkak të rreshjeve të dendura.

Kështu, vajzat e drejtuara nga trajneri Vioresin Sinani nuk mundën të dhurojnë asgjë përballë skuadrës nordike, e cila duket se gjeti terrenin e saj ideal.

Shqipëria e femrave do të luajë sfidat e radhës në muajin tetor. 

Shkarkoni aplikacionin e A2