Fluks fëmijësh në Pediatri, hapen 3 qendra shëndetësore 24-orëshe

Nisur nga fluksi i lartë i ditëve të fundit në Urgjencën e Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur hapjen e parakohshme të qendrave shëndetësore 24-orëshe për urgjencat pediatrike.

“Nisur nga fluksi i lartë i rasteve gjatë tre ditëve të fundit, edhe pse është një periudhë e pazakontë e vitit, kemi vendosur të hapim tre qendra rehidrimi me shërbim 24 orë, në mënyrë që prindërit t’i çojnë fëmijët pranë qendrave shëndetësore për të marrë perfuzion apo shërbimin e pediatrit, pa patur nevojë të presin me radhë të gjata në QSUT”, tha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Bëhet fjalë për qendrën shëndetësore nr. 7 në Laprakë, qendrën shëndetësore nr. 8 në zonën e ish-bllokut dhe qendrën shëndetësore nr. 10 në zonën e Oxhakut, që kthehen me shërbim 24 orë për urgjencat pediatrike.

Gjithashtu, çdo qendër shëndetësore në Tiranë ofron shërbimin edhe pasdite, deri në orën 20:10.

Shkarkoni aplikacionin e A2