Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Hysaj shumë pranë kalimit te Juve, por Napoli u bë pengesë

Nga A2 CNN
3 Shtator 2019, 12:24 | Futboll
Hysaj shumë pranë kalimit te Juve, por Napoli u bë pengesë

Elseid Hysaj mund t’i ishte bashkuar Juventus-it gjatë merkatos së verës. Pista ishte konkrete, duke njohur marrëdhënien e yllit shqiptar me trajnerin Maurizio Sarri. Kampionët e Italisë ishin gati ta afronin mbrojtësin, por pengesa kryesore erdhi nga pretendimet ekonomike të Napolit, që nuk pranonte ta humbte kuqeziun nën vlerën e merkatos.

Konfirmimi vjen nga menaxheri i Hysajt, Giuffredi, sipas të cilit arsyeja e parë lidhej me mungesën e akordit ekonomik ndërmjet klubeve. Më tej, Juventus afroi Danilo-n nga Manchester City, si pjesë e marrëveshjes për shitjen e Joao Cancelo-s dhe kjo i mbylli përfundimisht shanset për kalimin te bardhezinjtë.

Hysaj ishte lojtari shqiptar më i kërkuar në merkato, ku interes shfaqën klubet më të mëdhenj në Angli, Spanjë dhe Itali, por tashmë shkodranit i duhet të qëndrojë edhe të paktën gjashtë muaj peng i Napolit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu