Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit nis punën, reagon Meta

Nga A2 CNN
3 Shtator 2019, 13:08 | Politikë
Komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit nis punën, reagon Meta

Presidenti Ilir Meta reagoi në Facebook pasi sot po zhvillon punimet Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e tij, propozuar nga mazhoranca, ndërkohë që Komisioni i Ekonomisë rrëzoi dekretet e tij për privatizimet dhe koncesionet.

“Propaganda anti-President nuk ndihmon sundimin e ligjit që është kusht për çeljen e negociatave në 18 tetor nga Bashkimi Europian për vendin tonë. Spostimi i vëmendjes për momentin nga detyrimi për respektimin e dekretit në fuqi të 13 tetorit për zgjedhje gjithëpërfshirëse vendore nuk ndihmon për zgjidhjen e krizës, por ndihmon përshkallëzimin e saj. Kriteret e Kopenhagenit nuk janë shfuqizuar ende nga BE, ndaj respektimi i tyre është i pashmangshëm nëse ka mbetur sadopak vullnet politik për çeljen e negociatave ne 18 tetor. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje”, shkruan Meta në rrjetin social.

A2 CNN Livestream

Dita jonë