Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kriza politike në Itali, fati i koalicionit vendoset ‘‘online’’

Nga A2 CNN
3 Shtator 2019, 09:51 | Bota
Kriza politike në Itali, fati i koalicionit vendoset

Fati i marrëveshjes së koalicionit mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes së 5 yjeve në Itali do të përcaktohet nga një votim online i anëtarëve të partisë populiste të Luigi Di Maios.

Anëtarët e lëvizjes së 5 yjeve do të votojnë sot në platformën online të partisë. Po ta miratojnë marrëveshjen, Italia duhet të ketë një kabinet të ri qeveritar brenda së mërkurës, tha kryeministri Giuseppe Conte.

”Me shumë gjasë të mërkurën, sipas programit do të mbyllim marrëveshjen dhe shpresoj shumë në mënyrë pozitive”, deklaroi kryeministri italian.  Conte është aleat i pavarur me Lëvizjen 5 Yje dhe sipas marrëveshjes me Partinë Demokratike, do të mbajë pozicionin e drejtuesit të kabinetit të ri.

Sidoqoftë, nëse marrëveshja do të rrëzohet në votimin online, Italinë e presin zgjedhje të parakohshme në nëntor.

https://a2news.com/2019/08/29/qeveri-e-re-ne-itali-pd-dhe-levizja-e-5-yjeve-nxjerrin-nga-loja-salvinin/

 “Platforma është një mjet përmes të cilit lëvizja jonë politike ka vendosur t’i drejtohet për të marrë vendimet e veta. Nëse do të votohet për jo, ne do të tërhiqemi”, shpjegoi Stefano Patuanelli, president i Senatorëve të ‘‘Lëvizjes së 5 yjeve’’.

Ditët e fundit, të dyja palët u përpoqën të kapërcejnë armiqësinë e tyre historike, por PD e kritikoi idenë e vendosjes së marrëveshjes për votim në internet. Marrëveshja e 5yjeve me Partinë Demokratike i dha një goditje të rëndë përpjekjeve të Matteo Salvinit për zgjedhjet të parakohshme, dhe për ta qeverisur i vetëm Italinë. Sipas sondazheve,  partia e tij vazhdon të këtë mbështetjen më të madhe, 31.2 përqind, në krahasim me 24.2 përqind të përkrahjeve që ka Lëvizja e 5 yjeve.

Partia PD, e drejtuar dikur nga ish-kryeministri Matteo Renzi, është e treta, me 22.3%, sipas një sondazhi të publikuar të shtunën nga Corriere della Sera.

A2 CNN Livestream

Dita jonë