Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ngjela: Po u shkarkua Presidenti, hapen negociatat për anëtarësim në BE

Nga A2 CNN
3 Shtator 2019, 13:49 | Politikë
Ngjela: Po u shkarkua Presidenti, hapen negociatat për anëtarësim

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në studion e “Ditari” në A2, u shpreh i bindur se Shqipëria ka shanse shumë të mira për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian nëse Parlamenti shkarkon nga detyra Presidentin Ilir Meta.

“Nëse komisioni hetimor parlamentar që nisi sot punën godet Ilir Metën dhe Parlamenti e shkarkon, jam i sigurtë se hapen negociatat”, u shpreh Ngjela, i cili shtoi se data 13 Tetor është një datë fantazmë, pasi, sipas tij, Meta zgjodhi 13 Tetorin sepse nuk kishte hyrë në zgjedhje Partia Demokratike, “por PD-ja prapë nuk e pranon këtë datë”.

Në lidhje me një marrëveshje mes opozitës dhe mazhorancës, Ngjela u shpreh i bindur se nuk do të ketë: “Nuk pritet marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës, pasi opozita që është jashtë Parlamentit nuk ka forcë juridike. Kemi intensitet të politikës amerikane kundrejt Reformës në Drejtësi. Palmer është angazhuar si ambasador i posaçëm dhe vjen për reformën, ndërsa opozitën nuk e pranon, e ka lënë jashtë. Djegia e mandateve ishte veprim jashtë sistemit dhe nuk pranohej dot nga politika amerikane. Ata thanë që zgjedhjet janë të ligjshme dhe qeveria është e ligjshme. Vetëm komunistët kam parë unë që dilnin nga zgjedhjet, por ata dilnin për të bërë revolucion. Këta e bënë dot revolucionin? Si mund të bëhet revolucion në një vend të NATO-s?”

Ngjela theksoi se “politika amerikane ka investuar shumë te Reforma në Drejtësi sepse e do Shqipërinë në Bashkimin Evropian” dhe nënvizoi se “SPAK-u do të godasë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani