
Një punëtor i zemëruar pranoi se hyri me ekskavator në recepsionin e një hoteli në Liverpul, pasi punëdhënësit nuk e paguan për Krishtlindje.
John Manley shkatërroi hyrjen e hotelit në 21 janar të këtij viti, ditën kur ndërtesa do të përfundonte ndërtimin e saj. Incidenti u xhirua nga disa dëshmitarë në vendngjarje.
Në video dëgjohet edhe punëtori që bërtet duke thënë se i kanë borxh para’.
Avokati mbrojtës i 35-vjeçarit ka thënë se klienti i tij pranon gjithçka, por veprimin e ka kryer pasi punëdhënësit nuk e paguan për Krishtlindje dhe i kërkuan të vazhdonte punën pa shpërblim në ditët para Vitit të Ri.
Dënimi për John Manley do të jepet në 1 nëntor.