Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Përgatitjet anti-Francë, shqetësojnë Memushaj e Veseli

Nga A2 CNN
3 Shtator 2019, 16:01 | Futboll
Përgatitjet anti-Francë, shqetësojnë Memushaj e Veseli

Shqipëria nisi përgatitjet me intensitet për ndeshjen e 7 shtatorit në fushën e Francës, por menjëherë trajneri Edi Reja detyrohet të përballet me probleme që lidhen me gjendjen fizike të futbollistëve. Shqetësuese është situata e mesfushorit Ledjan Memushaj dhe mbrojtësit Frederik Veseli.

Problemet fizike vijnë si pasojë e ngarkesës në këtë fillim-sezoni dhe të paktën paraprakisht, në stafin kuqezi janë optimist se nuk bëhet fjalë për diçka serioze. Gjithsesi, Memushaj dhe Veseli do të jenë në monitorim të vazhdueshëm, për të arritur më pas në konkluzionin nëse ata do të jenë në gjendje të ndihmojnë Shqipërinë për sfidat e shtatorit në kualifikueset e Euro 2020, kundër Francës në transfertë dhe ndaj Islandës më 10 shtator në “Elbasan Arena”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë