Përmbys makinën një ditë para provimit, të nesërmen merr patentën – A2

Përmbys makinën një ditë para provimit, të nesërmen merr patentën

Një vajzë 17-vjeçare, e cila po mësonte makinën, pësoi një aksident në orën e fundit të leksionit para se të jepte provimin e praktikës ditën tjetër.

Hazel Ross, adoleshente nga Anglia, doli nga rruga dhe përmbysi makinën Renault, por fatmirësisht nuk pësoi dëmtime të rënda. Madje, të nesërmen mori patentën.

“Isha shumë e frikësuar para provimit të praktikës. Imagjinoni sa u shtua frika pas aksidentit që pësova”, tha Ross.

Shkarkoni aplikacionin e A2