Procesi i Vetingut, SHBA: Pasuria e lidhjet me krimin, mbi 50 zyrtarë u shkarkuan

Reforma në drejtësi mbetet fokusi kryesor i vëzhgimit të ambasadës amerikane në Tiranë. Nuk kanë munguar postimet mbi çështjet që lidhen pikërisht me zbatimin e kësaj reforme. Ndërsa sot në videon e saj ambasada është ndalur në procesin e vetingut, ku evidenton se janë jo të paktë zyrtarët e larguar nga sistemi i drejtësisë.

🇦🇱 | Çfarë është reforma në drejtësi? Si po zbatohet? Si do të ndikojë në jetën tënde dhe në jetët e shqiptarëve? Gjatë…

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Dienstag, 3. September 2019

“Më shumë se 50 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar për shkak se nuk justifikuan pasurinë dhe kontakteve të papërshtatshme me botën e krimit. Paralelisht me pastrimin e sistemit janë ngritur institucionet e reja, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor”, thuhet ne video.

Gjithashtu, ambasada vlerëson se KLP e KLGJ kanë nisur nga puna për ngritjen e SPAK dhe shumë shpejt ky institucion do të hetojë zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar.

Shkarkoni aplikacionin e A2