Propozimi i Veselit: Pakt 10 pikësh kundër korrupsionit

Një pakt 10 pikësh për të luftuar korrupsionin. Propozimi vjen nga ish kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i cili iu bën thirrje të gjitha partive politike që ta nënshkruajnë atë.

Kryetari i PDK-së sqaron  se një prej pikave kryesore është që në listat e deputetëve të mos përfshihen personat me akuza për korrupsion dhe nepotizëm.

“Unë i kam dëgjuar të gjithë liderët politikë në Kosovë që flasin se duhet luftuar korrupsionin pa ndërmarrë një veprim. Unë propozoj një hap konkret të prekshëm, boll me fjalë, qytetarët duan vepra. Kjo është arsyeja pse unë sot prezantoj paktin kundër korrupsionit. 10 pika për të cilat duhet ne të gjithë liderët e partive politike të biem dakord në mënyrë që të rinovojmë besimin e publikut te politikanët, në mënyrë që të luftojmë me të vërtetë korrupsionin”.

I bindur se do të udhëheqë qeverinë e ardhshme, kryetari i PDK-së premtoi se ajo do të jetë një qeveri pa akuza. “Javët e fundit kam folur për luftën kundër korrupsionit, listën e pastër që do të përfaqësojmë edhe qeverinë e ardhshme që unë do ta drejtoj, listë pa aktakuza dhe qeveri pa aktakuza”, u shpreh ai. Veseli shtoi se fenomeni i korrupsionit po i dëmton marrëdhëniet e Kosovës me miqtë.

Shkarkoni aplikacionin e A2