Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Publikimi i fotos së Santjago Malkos, vërejtje për dhjetëra efektivë që e kërkuan në TIMS

Nga A2 CNN
3 Shtator 2019, 16:25 | Kronikë
Publikimi i fotos së Santjago Malkos, vërejtje për dhjetëra

Në një kohë që hetimet për ekzekutimin mafioz të Santjago Malkos kanë ngelur në vendnumëro policia duket se është më e shqetësuar për të mësuar se kush në radhët e saj nxjerr foto ose të dhëna nga ngjarja.

Me dhjetëra efektivë kanë marrë vërejtje nga Drejtoria e Standardeve, kjo për të vetmen arsye se kanë parë të dhënat e 26-vjeçarit në sistemin TIMS.

Pikërisht në këtë sistem, sipas drejtuesve të policisë, dyshohet se edhe ka dalë foto, e cila u publikua në media.

Një tjetër rast i ngjashëm për të cilët policia mori masa drastike deri në pezullim të 4 oficerëve ishte dhe ngjarja e korrikut në Elbasan ku u sekuestrua një arsenal armësh. Por pavarësisht kësaj, gjykata e cilësoi pezullimin si të paligjshëm duke rikthyer në detyrë efektivët.

Vetëm përgjatë gushtit 7 persona kanë mbetur të vrarë, ndërsa të tjerë të plagosur. Ngjarjet më të rënda janë ato kriminale dhe që të cilat ende kanë mbetur të pazbardhura.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani