Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Publikohen fotot nga dasma madhështore e këngëtares Ellie Goulding

Nga A2 CNN
3 Shtator 2019, 16:59 | Showbiz

Ylli i pop-it, britanikja Ellie Goulding dhe partneri i saj, Caspar Jopling, kurorëzuan në fundjavë lidhjen e tyre në martesë në një ceremoni madhështore në Katedralen York Minster në Angli.

Ceremonia ishte një ndërthurje mes tradicionales dhe modernes, e cila u kurorëzua me një dasmë madhështore. Fustani i këngëtares u dizenjua nga Natacha Ramsay-Lévi, e cila sipas mediave britanike shpenzoi në total 640 orë për ta krijuar atë.

Sa i përket të ftuarve sigurisht që nuk mund të mungonin shumë të famshëm, mes të cilëve çiftet Katy Perry-Orlando Bloom, si edhe James Blunt dhe Sofia Wellesley. Ndërsa edhe familja mbretërore kishte të pranishmit e saj në këtë ceremoni dhe ato ishin princeshat Eugenie dhe Beatrice.

Ellie Goulding, 32 vjeç dhe bashkëshorti i saj Caspar Jopling, 27 vjeç, ishin fejuar dy vite më parë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë