Qeveria britanike humb shumicën

Qeveria e Boris Johnson humb shumicën absolute në Dhomën e Komunëve. Koalicioni mes Konservatorëve dhe Partisë Demokratike unioniste , shumica e të cilës ishte reduktuar në vetëm një vend, u braktis nga ish zv.sekretari Filip Lee, i cili iu bashkua Liberal Demokrateve të opozitës.

Ndryshimi nuk sjell gjithsesi rrëzimin automatik të qeverisë, për çka do të duhej një mocion mosbesimi. Lee u çua në mënyrë plateale në momentin që Johnson po mbante një fjalim, në seancën e parë parlamentare pas pushimeve verore, duke ulur pranë opozitës.

Një sërë deputetësh konservatorë janë rebeluar ndaj vendimit të kryeministrit për ta nxjerrë vendin nga BE më 31 tetor, me apo pa ujdi. Johnson kërcënoi të shpallë zgjedhje të parakohshme nëse Dhoma e Komunëve do të përpiqet të bllokojë divorcin pa ujdi përmes një votimi.

Shkarkoni aplikacionin e A2