Reforma Zgjedhore, Ruçi anashkalon kërkesën për largimin e Gjiknurit

Kërkesa e opozitës parlamentare për largimin e Damian Gjiknurit nga posti i bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Zgjedhore, si kusht për të vijuar punën, duket se ka rënë në vesh të shurdhër te socialistët.

Kryetari i Kuvendit dhe njëkohësisht drejtuesi politik i rajonit të jugut për socialistët, Gramoz Ruci, nuk ka preferuar t’i përgjigjet pyetjes nëse do t’i kërkonte bashkëkryetarit socialist në komisionin e Reformës zgjedhore, Damian Gjiknurit, dorëheqjen nga ai post. Këtë refuzim, Ruçi e bëri pak para mbledhjes me strukturat e PS dhe drejtuesit vendorë të rajonit të jugut, të zhvilluar në qytetin e Vlorës, ku ishte i pranishëm edhe vetë Damian Gjiknuri.

Ndërkohë, burime të A2 nga brenda mbledhjes kanë konfirmuar se në fokus të saj kanë qenë zgjedhjet në parti, proces që do të nisë në çdo qelizë të organizmit e deri në zgjedhjen e delegatëve për të përfunduar me procesin në janar të vitit të ardhshëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2