Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Ruçi mbledh në Vlorë strukturat e PS për jugun

Nga A2 CNN
3 Shtator 2019, 12:53 | Politikë

Nën drejtimin e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, njëkohësisht edhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për jugun e vendit, zhvillohet në Vlorë takimi me strukturat drejtuese të kësaj force politike në të gjithë jugun e vendit, ku përfshihen kryetarët e bashkive, prefektët, deputetët dhe kryetarët e partive.

Gramoz Ruçi ka qenë i pranishëm në Vlorë, në kremtimin e 99-vjetorit të Luftës së Vlorës, ndërsa më pas ka realizuar edhe takimin me strukturat e partisë, takim që është zhvilluar me dyer të mbyllura. Megjithëse informacionet rreth diskutimeve kanë qenë mjaft të rezervuara, mësohet se në tema kryesore kanë qenë zgjedhjet brenda Partisë Socialiste, një proces që do të nisë nga baza, deri në zgjedhjen e delegatëve në nëntor të këtij viti, për të përfunduar në janar 2020.

Gjithashtu është diskutuar edhe për emërimet në bashkitë e jugut, të cilat tashmë administrohen të gjithë nga Partia Socialiste. Sipas burimeve është kërkuar që të bëhen zgjedhjet e duhura, duke treguar kujdes të veçantë në përzgjedhjet gjinore si edhe të mos cenohet në mënyrë të paargumentuar administrata ekzistuese.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani