Shpërndarja e teksteve, nxënësit e fillores me libra të rinj e të përdorur

Nis shpërndarja e librave falas dhe të përdorur për nxënësit e arsimit fillor. Tekstet e klasës së parë dhe të pestë janë tërësisht të rinj. Mësuesit kujdestarë kanë bërë gati paketat e librave për çdo nxënës të klasës.

Disa  nga tekstet e përdorura të nxënësve të fillores nuk do të rihidhen në qarkullim. Pas vlerësimit të bërë nga mësuesit ka rezultuar se gjuha shqipe dhe matematikat janë të papërdorshme nga shënimet e shumta.  Këta tituj  do të zëvendësohen me libra të rinj, ndërsa pjesa do të jetë të përdorur.

Librat për nxënësit e fillores jepen flas dhe në përdorim. Gjatë vitit, nxënësit duhet të punojnë vetëm me laps dhe në përfundim të shkollës i dorëzojnë të pastruar, për t’u përdorur nga brezat pasardhës. Por prindërit që refuzojnë tekstet e përdorura për fëmijët e tyre mund t’i blejnë në libraritë e caktuara nga shkollat,  ashtu siç funksionon për nxënësit më të rritur të arsimit 9-vjeçar e të mesëm.

  • LAJMI I FUNDIT | Shqipëri, 6 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Shqipëri, 146 raste të reja në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Shqipëri, 79 të shëruar në 24 orët e fundit, 3695 në total
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 115 të shtruar në spital, 16 në terapi intensive, 5 të intubuar