Shtyhet vendimi për kandidatin e SPAK dhe Gjykatës Kushtetuese – A2

Shtyhet vendimi për kandidatin e SPAK dhe Gjykatës Kushtetuese

72c7024f b42f 47f9 8858 e15ad34932ad 1100x620

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shtyn për në 20 shtator seancën e radhës për Besnik Muçin, prokurorin e Krimeve të Rënda, kandidat për në Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion dhe Gjykatën Kushtetuese.

Seanca e parashikuar nuk u zhvillua për shkak të mungesës së gjyqtares Natasha Mulaj për motive familjare. Besnik Muçi kaloi me sukses vetting-un në Shkallën e Parë, por vendimi u ankimua nga ana e Komisionerit Publik.