Snajperi kinez ekzekuton pengmarrësin brenda metrosë

Policia kineze bëri publike pamjet e operacioni gjatë së cilit u ekzekutua një person që mbante peng një vajzë të re. Ngjarja u regjistrua në një stacion metroje në qytetin Nanning, ku ndërhyrja e policisë bëri të mundur ekzekutimin e pengmarrësit dhe shpëtimin e vajzës që kërcënohej prej tij.

Agresori u ekzekutua nga një snajper i policisë që kishte shërbyer prej 19 vjetësh në forcat e antiterrorizmit. Kapiteni 42 vjeçar u shtri në dysheme mes këmbëve të një kolegu dhe me një plumb arriti të eliminonte pengmarrësin brenda ambienteve të mbyllura të metrosë. Aksioni për shpëtimin e vajzës 18 vjeçare ishte tepër delikat pasi agresori e mbante shumë pranë vetes atë për të mbajtur larg policinë. Goditja u realizua nga një distancë relativisht e madhe dhe vajza e marrë peng arriti të shpëtonte e pa lënduar.

Autoritetet bënë me dije se pas shqyrtimit të kamerave të sigurisë u vu re se i dyshuari e zgjodhi rastësisht vajzën që mori peng mes kalimtarëve të shumtë dhe se refuzoi çdo tentativë të policisë për të negociuar.

Shkarkoni aplikacionin e A2