Studimi i ri, kanceri po bëhet vrasësi më i madh në botë

Kanceri po shkakton më shumë vdekje se sëmundjet e zemrës mes te rriturve të moshës së mesme, në vendet me të ardhura të larta.

Në rang global, problemet kardiovaskulare dhe ishemia vazhdojnë të jenë shkaku kryesor i vdekjeve në këtë moshë, por shkencëtarët kanë zbuluar se banoret e shteteve të pasura të tilla si Suedia, Kanadaja apo Holanda, kanë 2.5 herë më shumë gjasë për të vdekur nga kanceri.

Ndërsa në vendet më të varfra sëmundjet e zemrës janë përgjegjëse për shumicën e vdekjeve tek mosha e mesme.

Studimi i publikuar nga revista shkencore “The Lanset”, bazohet tek një program kërkimor global që mori në shqyrtim jetët e 160 mijë njerëzve, mes viteve 2005 dhe 2016. Mosha mesatare e tyre në nisje të studimit ishte 50 vjeç. 

Shkarkoni aplikacionin e A2