Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

15 vjet nga triumfi me Kampionët e Europës

Nga A2 CNN
4 Shtator 2019, 16:37 | Futboll
15 vjet nga triumfi me Kampionët e Europës

4 shtatori është një datë tepër domethënëse në historinë e sportit shqiptar, më specifikisht të futbollit. 15 vjet më parë, Shqipëria triumfoi 2-1 përballë Greqisë në “Qemal Stafa”. Ishte 4 shtatori 2004: Edvin Murati kaloi në avantazh kuqezinjtë, ndërsa Adrian Aliaj me një goditje të pabesueshme nga distanca hipotekoi suksesin.

Një fitore mjaft e ndjerë për situatën politike dhe sociale që ekzistonte ndërmjet dy vendeve në atë periudhë, por edhe për faktin se Greqia paraqitej në Shqipëri si kampione e Europës, pas titullit kontinental të fituar në Portugali në korrik të 2004-s. Pas ndeshjes, rrugët e Tiranës praktikisht u dogjën nga turma entuziaste kuqezi, me festën e një triumfi të paharrueshëm.

https://youtu.be/khgkSFR07rY

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani