Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Basha: Anulojmë koncesionet dhe PPP-të, paratë ia kthejmë qytetarëve

Nga A2 CNN
4 Shtator 2019, 11:39 | Politikë
Basha: Anulojmë koncesionet dhe PPP-të, paratë ia kthejmë

Kreu i Partisë Demokratike reagoi pas rrëzimit të dekreteve të Presidentit Meta nga Komisioni i Ekonomisë, mes tyre edhe ndryshimet në ligjin për PPP-të dhe dy kontratat koncesionare për rrugën Milot-Balldren dhe atë Orikum-Dukat.

Për rrugën Milot-Balldren, Basha tha se Qeveria ka planifikuar që me “një të rënë të lapsit” të vjedhë mbi 200 milionë euro nga taksapaguesit shqiptarë. “Ka një analizë të plotë të dëmit ekonomik që kjo i sjell buxhetit të shtetit dhe në momentin që është bërë kjo analizë është përshpejtuar procesi i rrëzimit të dekreteve të Presidentit dhe futja e këtyre koncesioneve, për t’i miratuar në landfilin e Republikës”, tha Basha.

Basha paralajmëroi se kur Partia Demokratike të vijë në pushtet, paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme do të konfiskohen. “Ky nuk heq dorë nga grabitja dhe vjedhja, nuk ka plan tjetër. Nuk ofron asgjë tjetër përveç se të vjedhë sa të mundet. E dyta është se kjo ndërtesa që ndodhet pas selisë sonë (Parlamenti), që duhet të ishte vendi ku kufizohet pushteti, është kthyer në noterin e hajdutërisë. Sa më shpejt ta largojmë këtë Kryeministër hajdut, aq më mirë do të jetë për njerëzit, aq më shpejt do t’i kthejmë këto para në investime që hapin vende pune. Nuk kanë për t’ia marrë dot këto para shqiptarëve. Zotimi im personalisht është anulimi i çdo koncesioni apo PPP të paligjshëm, konfiskimi i parave dhe rikthimi te qytetarët shqiptarë”, shtoi Basha.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli